Organizimi që po bën qytetin tonë të flasë. Një mundësi për të vlerësuar njerëz të spikatur.
10 medalje krenari e qytetit dhe një çmim nga vetë njerëzit personazhi i vitit 2023 në Peqin.
12/20/20232 min read


Në këtë fundvit, qyteti i Peqinit po përjeton një moment të veçantë, ku vlera dhe kontributi i individëve të spikatur po vlerësohet dhe shpërblehet me 10 medalje krenari e qytetit dhe një çmim nga vetë njerëzit personazhi i vitit 2023. Ky çmim i veçantë si personazhi i vitit është një rast i rrallë që qyteti ka nevojë të promovojë dhe të nderojë ato persona janë përpjekur të ngrejnë lart emrin e qytetit tonë përmes punës, përkushtimit, sakrificës dhe arritjeve të tyre.
Medaljet e krenarisë së qytetit dhe çmimi i personazhit të vitit janë një mënyrë për të shprehur mirënjohjen dhe admirimin për individët që kanë sjellë në fokus qytetin tonë të Peqinit. Ata janë frymëzim për të tjerët dhe tregues i fuqisë së ndryshimit që mund të sjellë një individ në jetën e një komuniteti. Këto shpërblime janë një mënyrë për të inkurajuar dhe theksuar rëndësinë e kontributit individual në rritjen dhe zhvillimin e një qyteti.
Një tregues i vlerësimit të lartë për kontributin e tyre në fusha të ndryshme, siç janë arsimi, kultura, sporti, shëndetësia, biznesi dhe shërbimet publike do të jenë medaljet për 10 emrat e përzgjedhur. Këto medalje janë një mënyrë për të nderuar dhe inkurajuar individë të spikatur që kanë një lidhje të fortë me qytetin tonë të Peqinit.
Inovator në fushën e teknologjisë, pionier në fushën e arsimit, lider në shëndetësi, mbështetës të kulturës lokale, apo nxitës të zhvillimit ekonomik, mes këtyre fushave do të jenë emrat që do të nderohen me medalje krenari e qytetit dhe njëkohësisht do të jenë në garë për t'u shpërblyer me çmimin e veçantë personazhi i vitit 2023 në Peqin.
Personazhi që do të arrijë të marrë këtë çmim zgjidhet nga vetë njerëzit dhe shpresojmë të kthehet në një shembull frymëzimi për të tjerët dhe të jetë një burim krenarie për qytetin. Ky çmim i veçantë i jepet personit që zgjidhet nga numri i lartë i angazhimit në postimin përkatës në Facebook. Një nga momentet më emocionuese do të jetë shpallja e personazhit të vitit në datën 31 dhjetor.
Ky moment i veçantë për qytetin e Peqinit është një mundësi për të theksuar rëndësinë e kontributit individual në rritjen dhe zhvillimin e një komuniteti. Duke nderuar dhe vlerësuar ato persona që kanë bërë arritje të mëdha dhe të rëndësishme, qyteti po inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre dhe të kontribuojnë në përparimin e komunitetit.
Më në fund mes 46 emrave të propozuar nga vetë njerëzit nëpërmjet komenteve, mesazheve në Facebook dhe postës sonë elektronike info@nepeqin.com janë përzgjedhur 10 individë. Kemi pasur dëshirën e mirë të vlerësojmë edhe njerëz të spikatur ndër vite dhe sjellë në vëmendje këtë vit nga populli i Peqinit. Të premten 22 dhjetor do të nisë publikimi i tyre në faqen tonë në facebook 'Në Peqin'.